Kryeministri ne ikje Rama

Takimi elektoral i Bashës në Korçë – Kryeministri ne ikje Rama: – Përshesh në çdo shesh

– 31/03/21

Kryeministri ne ikje Edi Rama, ka reaguar sërish në ‘Facebook’ në lidhje me takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha. Sot, lideri i opozitës ndodhet në Korçë, ku u prit në mënyrë entuziaste nga qytetarët, ndërsa Rama shprehet se është një këmbëngulje prej shejtan-budallai duke kërcënuar jetën e njerëzve me përhapjen e virusit.

Kreu i qeverisë vazhdon dhe i quan takimet elektorale të Bashës përshesh në çdo sheh, ndërsa shton se është djallëzi prej një njeriu pa vizion, dhe pa karakter mbledhja në këtë mënyrë e qytetarëve.

Më tej, kreu i ekzekutivit thotë se i lutet zotit që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, që këta njerëz të mos përfundojnë në spitale për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut.

 Statusi i plotë i Ramës

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku🤮

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv👎

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut🙏)