Takimi i Ramës në New York përballet me protestë, aktivistja në SHBA zbulon detajet: Më goditën me flamur kur…
27 Tetor 2024
Një grup shqiptarësh në New York protestuan ditën e shtunë gjatë takimit të kryeministrit Rama me diasporën. Protestuesit që mbështeteshin nga flamurët e Partisë Demokratike shprehën pakënaqësite e tyre për politikat e qeverisë shqiptare.
Ata mbanin parulla nëpër duar si “Rroftë Dibra”,“Poshtë diktatura”,“Poshtë Edi Rama”etj.
Aktivistja Ferzilete Gjika u pyet në lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania rreth protestës së zhvilluar ditën e djeshme, e cila u godit gjatë takimit kur po fliste me Ramën.
Ajo shtoi se disa mbështetës të Ramës nuk reaguan mirë dhe e nxorrën jashtë. Sipas aktivistes, ajo është goditur nga një grua, mbështëse e Ramës.
“Ne kemi protestuar jashtë ndërsa brenda jemi futur si qytetarë ku kam protestuar duke përmendur fjalë si “Rroftë Dibra e Skavica” dhe disa qytetarë simpatizanë të Ramës nuk reaguan mirë dhe më nxorën përjashta. Njëra grua më goditi me flamur sepse atmosfera aty brenda ishte për ta mbështetur dhe jo për ta kritikuar Ramën. Në takimin e Ramës me diasporën ne prisnim të kishim një bashkëbisedim dhe jo pjesën e dajres dhe muzikën që e prisnin atë,” tha aktivistja.