27 Prill 2025

Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë një postim në rrjetet sociale pas takimit të tij me Volodymyr Zelenskky brenda Bazilikës së Shën Pjetrit mëngjesin e sotëm.

Pasi kritikoi New York Times për mbulimin e përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar paqen në Evropë, Trump thotë se: “Nuk kishte asnjë arsye që Putini të gjuante me raketa në zonat civile, qytete dhe qyteza, gjatë ditëve të fundit”.

Trump thekson se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron të ndalojë luftën.

“Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron ta ndalë luftën. Shumë njerëz po vdesin”, tha Trump.

Ndërsa Zelensky tha pas takimit se shpreson për një rezultat për fundin e luftës. “Takim i mirë. Ballë për ballë, arritëm të diskutojmë shumë gjëra. Shpresojmë për një rezultat nga gjithçka që u diskutua”, shkroi Zelensky në një postim të tij.

Ai tha se temat e diskutimit përfshinin “mbrojtjen e jetës së popullit tonë, një armëpushim të plotë dhe pa kushte, si dhe një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme që do të parandalojë përsëritjen e luftës”.

Nga: Gazeta Dita