Takimi me Albin Kurtin/ Presidenti Begaj: – Marrëveshja e Ohrit, garanci për paqen dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në BE
26 Mars 2023
Presidenti Bajram Begaj ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë.
Fokus i këtij takimi ishte marrëveshja e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Begaj shprehet se kjo marrëdhënie është garanci për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në BE.
Presidenti Begaj shprehu gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.
Pas Presidentit, Kurti do të vijojë takimet me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gazeta Panorama