16 Prill 2025

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me fermerët në Cërrik teksa u shpreh mund t’u dalë edhe në frigorifer.

Me këtë kokën e rrumbullakët mund t’ju dukem si pjepër dhe më fusni ndonjë të preme”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama gjithashtu komentoi edhe takimin në “qiell të hapur”, teksa tha me humor “faleminderit kujt ndërhyri të ulë i çikë ndriçimin e diellit”.

“Faleminderit kujt ndërhyri të ulë i çikë ndriçimin e diellit se ishte, i thashë edhe këtyre ‘këtu e gjetët ti linit njerëzit’, se unë jam mësuar, më është kalit koka e madhe, po thashë ça taksirati kanë të rrinë të më dëgjojnë mua sikur s’më kanë dëgjuar ndonjëherë.

Kujdes kur të hapni frigoriferin këto se mund t’ju dal në frigorifer, se në TV nuk diskutohet. Me këtë kokën e rrumbullakët mund t’ju dukem si pjepër dhe më fusni ndonjë të preme”, tha Rama.

Nga: Gazeta Panorama