Takimi me Pompeo; – Pse ndryshon postimi i Ramës, nga njoftimi i VOA.

05/02/20

Gazeta  mapo.al

Zëri i Amerikës ka bërë një pasqyrim të takimit të kryeministrit Rama me Sekretarin e Shtetit, Pompeo. Me siguri, Voa teksa bën raportin ka parasysh njoftimin që ka bërë Departamenti i Shtetit. Ajo cfarë thotë Zeri i Amerikës është krejt e ndryshme nga ajo cfarë postom kryeministri në FB e tij.

Sipas Voa, temat e bisedës kanë qënë, prioritetet e OSBE, drejtimin e të cilës e ka Shqipëria, ecuria e vendit tonë drejt BE, reforma në drejtësi, angazhimet e NATO-s, dhe cështja e muxhahedinëve irananë të strehuar tek ne.

Sipas postimit që ka bërë Rama, del se temat kanë qënë shengeni rajonal, bisedimet Serbi-Kosove, KCK dhe angazhimet strategjike në NATO.

Me të drejtë, pyetja lind, pse janë kaq të ndryshëm dy lajmërimet, dhe kujt duhet t’i besojmë. Zeri i Amerikës ndërkohë duhet thëne se ka një reputacion të padiskutueshëm për saktësinë e informacionit, sidomos kur bëhet fjalë për takimet në Departamentin e Shtetit.