Takimi me Ramën, Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë: – SHBA e Shqipëria ndajnë angazhimin për kundërshtimin e veprimtarive malinje të Iranit

 5 shkurt 2020

 Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në SHBA, ka takuar dje Këshilltarin e Presidentit Trump për Sigurinë, Robert O’Brien.

Me një shënim në twitter, O’Brien shkruan se pati kënaqësinë të takonte kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa shton se vendi SHBA ynë dhe vendi ynë ndajnë së bashku angazhimin për promovimin e stabilitetit në rajon, dhe “kundërshtimin e veprimtarive malinje të Iranit”.

I nderuar që takova dje kryeministrinë  Shqipërisë, Edi Rama. SHBA dhe Shqipëria ndajnë një angazhim të palëkundur për të promovuar stabilitetin rajonal, rritjen e ndarjes së barrës së NATO-s dhe kundërshtimin e veprimtarive malinje të Iranit”, shkruan O’Brien në twitter.

Gazeta Panorama