Takimi në Bruksel, Borell: – Kurti e Vuçiç pranuan planin franko-gjerman
27 Shkurt 2023
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ka njoftuar se ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me marrëveshjen që të mos diskutohet më mbi propozimin evropian.
Borrell ka thënë se së shpejti, përmbajtja e propozimit do të publikohet për publikun.
“Të dy liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme. Jam i gëzuar të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuçiq e kanë pranuar përfundimisht planin franko-hjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt”, ka deklaruar Borrell në një konferencë për media.
Borrell ka deklaruar se ky hap është një avancim, duke deklaruar se viti paraprak ka kaluar në menaxhim krizash.
“Fokusi i takimit ka qenë që të diskutohet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovs dhe Serbisë. Ky është një zhvillim i madh sepse nga vera e kaluar jemi përfshirë në menaxhime krizash, me fokus vetëm në kriza, nga kriza në kriza, duke tentuar që t’i kontrollojmë krizat në terren. Ne tani po kërkojmë një zgjidhje të qëndrueshme. Ky propozim, i Bashkimit Evropian, është i miratuar nga Këshilli i Evropës dhe që nga atëherë ne jemi angazhuar në një shuttle-diplomaci intesive. Lajçak ka udhëtuar rregullisht, ka qenë 10 herë në Prishtië dhe 8 herë në Beograd”, ka thënë ai.
“Kjo marrëveshje është për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës, jo për Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Borrell.
Gazeta Sot