5 Shkurt 2023

Dwayne Johnson portretizon një nga personazhet më të këqij në Universin DC në filmin Black Adam. Ashtu si superheroi Shazam, Black Adami e merr fuqinë e tij nga një panteon perëndish. Megjithatë, ndërsa aftësitë e Shazam janë të mbushura me perënditë greko-romake, Adami i Zi e merr fuqinë e tij të veçantë nga perënditë e Egjiptit të lashtë.

Egjiptianët e lashtë kishin perëndi për gjithçka – mbi dy mijë perëndi efektiv nw tw njwjtwn kohw. Ekzistonte gjithashtu edhe një perëndeshë e maceve dhe një perëndi e parfumit. Megjithatë, nga të gjitha këto figura magjepsëse, janë vetëm gjashtë të zgjedhura që i japin dhuratat e tyre Black Adamit.

Le të zbërthejmë secilën shkronjë të akronimit ‘Shazam’ për të takuar çdo perëndi egjiptiane që fuqizon Adamin e Zi.

Shu

I pari është Shu, i cili i jep Adamit qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Shu ishte një nga hyjnitë më të rëndësishme egjiptiane. Emri “Shu” do të thotë “zbrazëti” pasi ai përfaqëson hapësirën midis qiellit dhe tokës. Ai ishte përgjegjës për erën dhe përfaqësonte rrezet që vinin nga babai i tij, perëndia e diellit Ra. Si zot i erës, marinarët e thirrën atë për të siguruar erëra të mira për të shtyrë varkat e tyre. Shu shpesh përshkruhej si një burrë që mbante një pendë struci dhe një ankh i cili simbolizonte çelësin e jetës.

Heru

Tjetra është Heru, ose Horus e cila i jep Adamit super shkathtësi dhe njihej si mbrojtësi i faraonëve. Për egjiptianët e lashtë, kjo perwndi u shfaq në formën e një skifteri, syri i djathtë i të cilit ishte dielli dhe syri i majtë i tij ishte hëna që përfaqësonte shërimin. I famshmi “Syri i Horusit” u përdor si një simbol i prosperitetit dhe mbrojtjes.

Amun-Ra

Amun-Ra jep forcë të jashtëzakonshme fizike. Amun ishte mbreti i perëndive egjiptiane. Ai përfaqësohej here si një njeri, dhe here si dash ose të dyja sebashku. Kuptimi i Amun përkthehet si “i fshehur”. Për shkak të misteriozitetit të tij, kjo perendi u lidh me perëndinë e diellit Ra, pasi që të dyja ishin të lidhura me fuqinë e jetës dhe krijimin. Amun më vonë u krahasua me perënditë kryesore greke dhe romake, Zeusin dhe Jupiterin.

Zehuti

Zehuti, ose Thoth, ishte një perëndi me kokë ibisi. Ai mbahej si perendia e mençurisë, inteligjencës dhe magjisë. Ai ishte gjithashtu mbrojtës i letërsisë, shkencës, mençurisë dhe shpikjeve. Thoth kishte një rol të ngjashëm me perëndinë greke Hermes. Sipas mitologjisë egjiptiane, Thoth është përgjegjësi për kalendarin 365-ditor.

Aton

Aton, është perëndi dielli. Ai përshkruhet si një disk diellor që lëshon rreze që përfundojnë në duart e njeriut, adhurimi i të cilit thënë shkurt ishte feja shtetërore në Egjipt. Aton ishte i kudondodhur dhe e kapërcente formën e njeriut dhe të kafshëve. Një zot i hershëm i Mbretërisë së Vjetër të Egjiptit të lashtë, Aton ishte një hyjni kryesore, që përfaqësonte energjinë e diellit si burimin kryesor të të gjithë jetës.

Menthu

Menthu, ishte një zot lufte, i cili i jep Adamit të Zi një guxim të palëkundur. Menthu përshkruhej me një kokë skifteri si perëndia e luftës në fenë e lashtë egjiptiane. Egjiptianët besonin se Menthu do të sulmonte çdo armik të Maat-it (balanca e energjisë kozmike). Ai ishte një zot i rëndësishëm për faraonët që luftuan për të zgjeruar kombin e tyre dhe u përpoqën të bëheshin pushtues të suksesshëm dhe t’u jepnin forcë atyre në fushën e betejës.

/Liberale.al/