Talebanët lejojnë vajzat të shkojnë në universitet, por me dy kushte.
Talebanët lejojnë vajzat të shkojnë në universitet, por me dy kushte.
12 SHTATOR 2021
Studentët në universitetet afgane do të ndahen sipas gjinisë dhe do të futet një kod i ri i veshjes islame për vajzat.
Ministri i Arsimit të Lartë Abdul Baqi Haqqani tha se gratë do të lejoheshin të studionin, por jo përkrah burrave. Ai gjithashtu njoftoi një rishikim të lëndëve të mësuara.
Gratë dhe vajzat u ndaluan nga shkollat dhe universitetet nën sundimin taleban midis 1996 dhe 2001.
Talibanët deklarojnë se nuk do t’i pengojnë gratë të arsimohen apo të punojnë. Por, që kur ata morën kontrollin më 15 gusht u kanë kërkuar të gjitha grave, përveç atyre në sektorin e shëndetit publik, që të qëndrojnë larg punës, derisa të përmirësohet situata e sigurisë.
Njoftimi i së dielës për politikën e arsimit të lartë vjen një ditë pasi talebanët ngritën flamurin e tyre mbi pallatin presidencial, duke sinjalizuar fillimin e administrimit të tyre. Ata morën kontrollin nga qeveria e përkohshme e caktuar një muaj më parë.
Vendimi është një ndryshim të rëndësishëm nga praktika para marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët. Universitetet ishin bashkë-edukative, me burra dhe gra që studionin krah për krah dhe studentet femra nuk kishin një kod veshjeje strikt.
Gazeta Shqip