SHKURTE FEJZA & SHYRETE BEHLULI – DY BYLBILAT E KËNGËS SHQIPE QË NA MBAJTEN SHPIRTIN GJALLË.

– Duke filluar që nga viti 1978,atëher edhe kur debutuen në përvjetorin e 100 të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit me këngen ”Kur Ballkani mori flakë”, aty u pa se kemi të bëjmë me dy talente të cilat i kishte nxjerrur koha për ditët e vështira, që do të pasononin për popullin shqiptarë të okupuar nën ish Jugosllavi. Orkestrimi, teksti, muzika dhe zëri i tyre ishin ato që e qojshin peshë shpirtin e përvuajtur të popullit tonë në atë vite të vështira. Edhe pse kalonim ditët e vështira zhanri i këngve të tyre ishte ai patriotik dhe me anë të këngës ne mbaheshim shpresat tona gjallë, se një ditë do të vinte Liria, njëherit kënget e tyre për asnjë moment nuk u ndalen dhe ishin inspirim i yni në punet tona që bënim në ilegalitet në ato kohë. Prej viteve 80′-99′ edhe përkunder rreziqeve që kalonin nuk e ndërruan zhanrin dhe gjithmon dilnin me këngë të reja patriotike, që prapë po e ceki, se ishte katalizatori ynë.

SHKURTE FEJZA & SHYRETE BEHLULI.

Fshatin Mushtisht të Therandes dhe Shoqërine Kulturore Artistike e kishin ba cerdhe të nxjerrjes së këngtarve dhe këngtareve të rinjë e të reja. Jo vetëm këtu por në tërë Kosovën ishte krijuar një ansambel i cili Ju përgjigjej Kohës, me Ilir Shaqirin, Shaqir Cërvadikun, Mahmut Feratin, motrat Mustafa, Lumnie Ibrahimi, Nysret e Afrim Muqiqi, Hysni Klinakun, Shemin e plotë e plotë të tjerë, të cilët dhanë kontributin e tyre me këngë për clirimin e Kosovës.

Kurse këto dyja Shkurte Fejzen e Shyrete Behluli ishin themelueset e gjithë kësaj gjenerate, mundem të them të Artë. Shkurte Fejza dhe Shyrete Behluli për ne janë Heroina të gjalla.