Tavolina e punes se Ate Ndre Mjedës. –
“Shtëpia Muze e Ate Ndre Mjedës”
Në të gjithë Shqipërinë, sikurse edhe trevat shqipfolëse, Ndre Mjeda njihet si poet, rilindas, filozof, klerik, studiues por gjithë këtë veprimtari, ai e zhvilloi në një shtëpi e cila ndodhet në një fshat midis Shkodrës dhe Lezhës, i quajtur Kukël.
Ne Kukel Mjeda ndërtoi në vitin 1907 shtepine (Celen) e priftit fammullitar te ketij fshati, ndërsa kishën në vitin 1913, me një stil neoklasik të projektuar nga vetë ai.
Ne vitet ’90 kjo shtëpi ishte në gjendje të mjerueshme dhe e braktisur. Falë përpjekjeve të gjata dhe në saje të bashkëpunimit të gjerë nga aktorë të ndryshëm, si shqiptarë ashtu edhe të huaj, shtëpisë së poetit Mjeda i është kthyer identiteti.
Në Kukël ne mjedisin e peizazhit ku eshte shkruar “Kënga e Bylbylit” në Kompleksin Muzeal “Ndre Mjeda”.
Ne kete Shtepi Monument Kulture ruhet edhe tavolina e Ndre Mjedes qe po puklikojme.