![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/sali-berisha-2-1536x1024-1.jpg?fit=1300%2C867&ssl=1)
“Të bashkohemi kundër të keqes!”/ Berisha takim me aleatët e Federatës së Bashkuar: – Diaspora duhet të regjistrohet!
7 Shkurt 2025
Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha zhvilloi një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar.
Ai ka bërë thirrje për një front të përbashkët kundër mazhorancës në pushtet që sipas tij i ka bërë të këqija shqiptarëve, ndërsa u ndal edhe tek vota e diasporës.
Berisha u shpreh se janë 1.5 milionë votues potenciale që jetojnë jashtë vendit dhe ka lënë porosi që duhet të gjenden lidhjet e tyre në Shqipëri dhe të punohet për regjistrimin e tyre në PER.
“Të bëjmë një përpjekje për një front sa më të gjerë, kushtet ekzistojnë, të këqijat që ky regjim i ka bërë shqiptarëve, thirrje që çdo shqiptar të na bashkohet. Të bëjmë çdo gjë me diasporën dhe shqiptarët jashtë vendit. Janë 1.5 mln votues. E domosdoshme të kontaktohen. Nuk janë njerëz pa adresë ata. Nuk kanë shkëputur çdo lidhje me Shqipërinë, kush më shumë e kush më pak i ka ruajtur, lidhjet, t’i gjejmë lidhjet e t’u kërkojmë të regjistrohen. Të bashkohemi në një front kundër kësaj të keqe që ka pllakosur Shqipërinë”, tha Berisha.