Të bërit biznes: Forbes e rendit Shqipërinë të fundit në rajon. –

Barra e taksave, problemet e pronësisë dhe korrupsioni janë faktorët që kanë ndikuar  për keq në klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Raporti i fundit i publikuar nga prestigjiozja Forbes  ku analizohen shtetet më të mira për të bërë biznes tregon se Shqipëria renditet në vendin e 74.

Në raport theksohet se tërësia e taksave dhe kërkesat e licensimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pronësisë si dhe infrastruktura e vjetëruar  krijojnë një mjedis të varfër të të bërit biznes në Shqipëri.

Të gjitha këto problematika kanë bërë që Shqipëria të mos shihet si një vend atraktiv për investimet në rajon në krahasim me shtetet e tjera.

Nëse bëjmë një krahasim me vendet rajonit Shqipëria përsëri renditet e fundit duke kaluar vetëm Bosnje Hercegovinën.

Serbia vlerësohet si vendi më atraktiv përsa i përket tërheqjes së investimeve dhe renditet në vend të 56, më pas Maqedonia në vend të 68 dhe Mali i Zi.

Shqipëria vlerësohet për ecurinë në tregtinë e lirë dhe mbrojtjen e investitorëve.

Vendin e parë për klimën më të mirë të të bërit Biznes e mban Britania e Madhe e ndjekur nga Suedia, Hong Kongu dhe Holanda.

o.j/dita