“Të dhënat e sistemit TIMS shiten e blihen online”, Salianji: – Cenohet siguria kombëtare! Shërbimet e huaja…
25 Korrik 2024
Kreu i komisionit hetimor parlamentar në lidhje me të dhënat e TIMS, Ervin Salianji, në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhje me punën e komisionit dhe gjetjet e tij, përgjatë hetimeve 3-mujore.
Salinji u shpreh se komisioni arriti të vërtetojë shumë më shumë se sa e kishte objektin e tij, ndërsa bëri me dije se është vënë në rrezik siguria kombëtare, përmes ndërhyrjes në sistemin TIMS të dhënat e të cilit janë keqpërdorur.
“Të dhënat e sistemit TIMS shiten e blihen online. Shërbimet e huaja të vendeve armiqësore me ne mund t’i marrin të dhënat për t’i përdorur për interesat e tyre. Jemi në kushtet e cenimit të sigurisë kombëtare. Duhen marrë masa”, tha ai.