“Të digjet burgu!”, tentohet revoltë pas zbulimit të rasteve me CoVid

25 prill  2020

Të burgosurit dhe të paraburgosurit që rezultojnë pozitivë me CoVid janë transferuar në ambientet e regjimit të ashpër të izolimit, ose siç njihet ndryshe ‘41 bis’.

Por tek 313 sapo u konfirmua pozitiv një shtetas italian, ka patur reagime nga të burgosurit e tjerë.

Burime nga shërbimi i brendshëm i burgjeve konfirmojmë për media se situata është rënduar dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të ndaluar ndezjen e një revolte nga 4 të paraburgosur: Redjan Rraja, Kejdi Sadushi, Arjan Laçi dhe Besmir Ymeri.

Këta të fundit kanë kundërshtuar policinë, ku Redian Rraja, (i arrestuar si i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj) ka bërë thirrje të digjej burgu.

Atq janë dërguar në izolim pas ngjarjes.

Gazeta Dita