“Të finalizohet me një goditje të fuqishme për…”. – Vizita e Blinken në Tiranë, çfarë po paralajmëron ish-ambasadori i njohur?
12 Shkurt 2024
Ish-ambasadori Agim Nesho, në një intervistë televizive, është shprehur se vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri duhet të fokusohet në dy çështje kryesore.
Ardhja në Shqipëri e Blinken duhet të jetë për çështjen e sigurisë së vendit, por edhe për t’i dhënë mesazh SPAK se ky institucion duhet të jetë i pavarur.
Nesho dekaroi se kjo vizitë duhet të finalizohet me goditje të fuqishme për inceneratorët.
“Situata në Shqipëri është e tensionuar për disa arsye. Tempulli i demokracisë, Parlamenti, nuk funksionon për arsye të tiranisë së maxhorancës e cila nuk lejon ngritjen e komisioneve parlamentare. Është fillimi i një krize të thellë në institucion kryesor. Së dyti, faktet alarmante për një korrupsion galopant që po zhvillohet gjatë kohëve të fundit në vend. Korrupsioni i qeverisë tek inceneratorët, PPP, porti i Durrësit janë fakte skandaloze. Qeveria duhet të kishte rënë, duhet të ishin bërë zgjedhje të reja.
Sekretari Antony Blinken duhet të vijë për dy gjëra kryesore, që duhet të jenë së pari çështjen e sigurisë dhe ç’duhet të bëjë Shqipëria për të qenë në të njëjtin front me Perëndimin si një anëtar i NATO-s.
Së dyti, që është me rëndësi, Blinken do të ketë një takim me Dumanin. Të gjithë kemi thënë që kjo ëhstë një drejtësi e derigjuar nga presioni që i bën autokrati Rama, për të kontrolluar çdo gjë në vendin tonë. Blinken do vijë të japë një mesazh që ky institucion të jetë i pavarur, jo në formën që e ka deklaruar Rama se drejtësinë e kam bërë unë, por për të thënë që kjo drejtësi i takon popullit shqiptar, nuk mund të qëndrojë e komanduar. Kjo drejtësi duhet të veprojë.
Nëse kjo vizitë do të jetë e mirëmenduar nga amerikanët, duhet të finalizohet me goditje të fuqishme për inceneratorët. Nuk e di deri ku do të vejë, por diçka duhet të lëvizë”, tha Agim Nesho.
Gazeta Sot