“Të gjithë ata që janë në akuzë thonë s’ka fakte”. – Kryeprokurori Edi Rama po e provon se çfarë do të thotë të jesh në hetim
3 Shkurt 2023
Përmes një postimi në Facebook, Ylli Manjani shkruan se erdhi dita që Rama të ndjehet nën akuzë. Po ashtu ai ironizon Ramën për faktin se të gjithë ata që janë në akuzë thonë s’ka fakte.
Gjithashtu ai shton se Rama bashkë me të besuarit e tij nuk kanë lënë pa akuzuar asnjë kundërshtarë të tij, ndërsa sot është vetë pjesë e një hetimi.
Postimi i Manjanit:
Erdhi edhe dita që vetë Edi Rama të ndjehet nën akuzë, pa qeni qepën ta hajë.
Paska thënë mbrëmë në mënyrë të përsëritur se “…për mua ska fakte…”
Ndoshta ska vërtetë fakte, por kështu thonë të gjithë ata që janë nën akuzë. Ska pse të bëjë përjashtim as Ai.
Dhe ai është nën hetim, potencialisht edhe nën akuzë nga drejtësia Amerikane. Ndaj ato fjalë, zahmet e ka duhet tja thotë atyre e jo neve. E kam këshilluar dhe e këshilloj me shumë sinqeritet që të heshtë më mirë se mund të rëndojë veten. Si të dojë, por këshillën ja jap me sinqeritet.
Paska thënë gjithashtu se disa analistë po bëjnë “prokurorin popullor”… hahahahahahah.
Ëellcome to my club zotni!
Kam kaq kohë që them se drejtësia popullore është në veprim. Kjo drejtësi popullore rilindi nga rilindja jote.
Nën rregjimin e rilindur të drejtësisë popullore, kryeprokurori Edi Rama dhe çatallët e tij meditikë skanë lënë akuzë pa ngritur kundër kundërshtarëve të tij.
Tani, në këtë mutsihane që kanë rikthyer do gjykohen dhe vetë.
Hiç të mos çuditet!
Karma is absolutely the fucking bitch!