“Të gjithë do të fusin bishtin ndër shalë”, ekspertët rusë diskutojnë mbi sulmet bërthamore: – Godisni Francën dhe gjithçka ka mbaruar
10 Janar 2023
Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, Rusia ka rikthyer në retorikë testimet bërthamore dhe sulmet bërthamore parandaluese në vend.
Ka qenë pjesëtarja e Daily Beast, Julia Davis, e cila përmes një postimi në Twitter ka treguar propagandistin rus Vladimir Solovyov dhe panelistët e tij që ndajnë mbështetjen e tyre për testimin bërthamor, me njërin prej tyre që pretendon se Kremlini po bënte një “gabim të madh” duke mos zhvilluar këto testime.
Gjatë diskutimit, një zyrtar i Dumës së Shtetit rus tha se megjithëse ai nuk ishte “specialisti më i madh” në testimin bërthamor, ai ishte “më se i sigurt” se mund të rifillonte testimet mund të rifillonin “shumë shpejt”.
Ai tha: “Zona ku ne kemi përparësi të dukshme është në kokat bërthamore.
“Ne po bëjmë një gabim të madh duke mos e përmirësuar këtë fushë. Duhet të perfeksionohet me gjëra të reja dhe të zhvilluara. Ne duhet ta ekspozojmë atë dhe të mos kemi frikë prej saj.
Ai vazhdoi duke thënë se ishte “e mërzitshme” të flitej për vijat e kuqe.
“Bëni një goditje kundër Francës dhe gjithçka ka mbaruar. Të gjithë do të fusin bishtin ndër shalë, ju siguroj. Askush nuk do të dojë të ndërhyjë,” shtoi ai.
Diku tjetër, një tjetër panelist tha se ai kishte diskutuar temën me dy shkencëtarë bërthamorë dhe ata kishin sugjeruar se ishte “tani koha” për të folur për armët bërthamore.
Por nga ana tjetër, një tjetër panelist nuk u pajtua me nocionin e testimit, duke thënë se “përdorimi i armëve bërthamore ishte i pamundur”.
“Është e pamundur. Pra, çfarë kuptimi ka ta kesh atë? Është një instrument politik parandalues,” tha ai.
Ai shtoi: “Kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e Rusisë si komb, siç përshkruhet në doktrinën tonë, atëherë jam i sigurt se do të përdorim armë bërthamore.
Deri atëherë besoj se të gjitha këto biseda janë të kota”.
Gayeta Panorama