Të gjithë duart në para – Buxheti si llastiku i benevrekëve të Kryeministrit
Të gjithë duart në para – Buxheti si llastiku i benevrekëve të Kryeministrit
10/02/21 |
Nga: Klodian Tomorri
Në nëntor të vitit të kaluar, Ministria e Financave i propozoi qeverisë projektbuxhetin e vitit 2021, bashke me tabelat shoqëruese të projeksioneve makrofiskale. Në dokument, ekipet teknike në MFE parashikonin që për vitin 2021, arka e shtetit të mblidhte 479 miliardë lekë të ardhura në total, nga të cilat 143.5 miliarde do të vinin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksa më e rendesishme e buxhetit.
Qeveria e miratoi draftin pa ndryshime duke ja percjelle Kuvendit për votim. Pas ketij momenti, mbi buxhetin ka nisur një masakër e paprecedente duke e shnderruar ligjin më të rendesishem të vendit në një paçavure fiskale, ku fusin duart të gjithë.
Fillimisht ishte Komisioni Parlamentar i Ekonomise. Në menyre absurde, Komisioni e rriti planin e TVSH-se me 4.6 miliarde lekë ose rreth 40 milione euro të tjera, a thua se paratë do të binin nga ajri. Por nuk mbaroi me kaq. Tre ditë më vonë, Klotilda Bushka, deputete e Komisionit të Ligjeve, propozoi një amendament për të rritur edhe me 500 milione leke te tjera planin e të ardhurave nga TVSH. Halli i Bushkes, e cila nga projeksionet fiskale kupton aq sa shefi i saj, ishte që të gjente një shteg per t’i dhënë 500 milione lekë shtesë incineratorit të Tiranes. Dhe e gjeti duke bere shtesë mbi shtesen e të ardhurave.
Ne total, dy shtesat në Parlament e rriten planin e tvsh me 5.1 miliarde leke ose 42 milione euro. Por, marrezia nuk do te ndalej as me kaq. Tre dite me parë, qeveria e rriti serish planin e TVSH-se, me 3.4 miliarde leke të tjera. Këtë herë për të financuar KQZ-ne për projektin e kontrollit biometrik të votuesve. Bashke me këtë shtesë, në total, plani i tvsh është rritur me 8.5 miliardë lekë ose 70 milionë euro krahasuar me projeksionin teknik të Ministrisë së Financave. Ky nuk është më buxhet.
Projeksionet fiskale të vendit tani ngjasojne më shumë me llastikun e benevrekeve, që për koicidence edhe kryeministri i vesh shpesh ne daljet publike, madje dhe ato formale. Kur është në nevoje, qeveria e shtrin dhe e shtrin llastikun e te ardhurave, njesoj si ai që do të ajrosë hallatet. Por marrezia fiskale nuk ajroset. Heret e vone, llastiku do te keputet dhe buxheti do te dale cullak, ashtu siç është në të vërtetë.
Kur kjo të ndodhe, të gjithe ne do të kujtojmë historine e deftereve te Çiçikovit. Ashtu si qeveria jonë, që rrit planin e të ardhurave duke shpresuar t’i bien para nga qielli edhe Çiçikovi i Gogolit mendonte se do të fitonte pasuri duke blere shpirtrat e njerëzve të vdekur.
Ka vetem një ndryshim. Ne nuk kemi vetem një Çiçikov, por qindra të tillë dhe fatkeqesisht të gjithë këta po fusin duart te buxheti, duke ajrosur hallatet e marrëzise së tyre fiskale.
Gazeta Mapo