Të gjithë e bëjnë pyetjen, kur do të largohet virusi? Ekspertët bëjnë parashikimin dhe japin një datë të mundshme
Të gjithë e bëjnë pyetjen, kur do të largohet virusi? Ekspertët bëjnë parashikimin dhe japin një datë të mundshme
30 MARS 2020
Sipas hulumtimeve të Institutit “Einaudi” për Ekonomi dhe Financa, i gjithë territori kombëtar italian duhet ta “heqë qafe” virusin midis 5 dhe 16 majit. Piku pritet të jetë javën e ardhshme.
Italia duhet të arrijë në zero infeksione nga koronavirusi brenda një muaji, një muaj e gjysmë. Kjo është ajo që thotë Instituti “Einaudi” për Ekonomi dhe Financa, i cili ka riorganizuar të dhënat në dispozicion për të bërë parashikime, të parat e besueshme deri më tani, për përfundimin e emergjencës në secilin rajon italian. Në Lombardi, epiqendra e përhapjes së virusit, nuk duhet të ketë më raste të reja duke filluar nga 22 prilli. I gjithë territori kombëtar duhet të çlirohet mes 5 dhe 16 maj. Piku është planifikuar për javën e ardhshme.
Prandaj horizonti i zerimit të diagnozave të reja Covid-19 qëndron në javën e dytë ose të tretë të majit. Sipas të dhënave, rajoni i fundit për të zhdukur kërcënimin e paraqitur nga virusi duhet të jetë Toskana, më 5 prill.
Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, parashikimet e zhvilluara nga “Eief” bazohen në të dhënat e siguruara nga Emergjencat Civile ditë pas dite. Numrat padyshim paraqesin një vlerësim që lëkundet midis hipotezës më optimiste (5 maj, me Toskanën që përfundon e fundit emergjencën) dhe datën e “çlirimit” më 16 maj. Një përllogaritje që varet nga marrja parasysh e vlerave mesatare (ato në qendër të shpërndarjes së probabilitetit midis ngjarjeve më të këqija dhe më të mira), ose nga marrja parasysh edhe e ndonjë vlere ekstreme dhe të jashtëzakonshme.
Por, nëse nga njëra anë për Toskana është paraparë një periudhë më e gjatë e emergjencës, për rajonet e tjera rruga duket më e zbutur. Trentino-Alto Adige duhet të jetë i pari që do të mundë valën epidemike, më 6 prill. Të nesërmen, Basilicata, Liguria dhe Umbria gjithashtu duhet të kenë sukses. Sipas studiuesve, Veneto pritet të arrijë ditën zero më 14 Prill, ndërsa Emilia-Romagna më 28 prill.
Gazeta Sot