“Të infektuarit plaken 10 vjet para kohe”. – Studimi shqetësues, koronavirusi godet fort edhe…
“Të infektuarit plaken 10 vjet para kohe”. – Studimi shqetësues, koronavirusi godet fort edhe…
29 TETOR 2020
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, shkencëtarët u kanë treguar njerëzve se si virusi ndikon në trup dhe çfarë do të përjetonin njerëzit pas kontraktimit të SARS-CoV-2. Por një studim i fundit ka zbuluar se truri i pacientëve pas shërimit me COVID-19 mund të plaket 10 vjet më herët
Studimet e hershme treguan se si koronavirusi mund të ndikojë në trurin e njeriut, duke shkaktuar ankth, konfuzion, lodhje si dhe sulm në tru. Ndërsa çdo muaj kalon, po bëhet gjithnjë e më e qartë se COVID-19 mund të shkaktojë probleme neurologjike tek pacientët.
Tani një studim i Kolegjit mbretëror të Londrës zbuloi se infeksioni mund të shkaktojë rënie mendore ekuivalente me plakjen e trurit për 10 vjet.
Mjeku Adam Hampshire kreu një studim së bashku me studiues të tjerë që përfshinë mbi 84,000 njerëz, ku në disa raste të rënda të COVID-19, infeksioni është i lidhur me deficite të konsiderueshme njohëse për muaj.
“Analizat tona përputhen me pikëpamjen se ka pasoja kronike njohëse të të pasurit COVID-19. Njerëzit që ishin shëruar, përfshirë edhe ata që nuk raportonin më simptoma, shfaqnin deficite të konsiderueshme njohëse”, tha ai.
Ekspertët thanë se në disa raste më të këqija ndikimet e infeksionit janë gjetur ekuivalente me rënien mesatare 10-vjeçare të performancës globale midis moshave 20 deri 70-vjeç.
Gazeta Shqip