18 Shkurt 2025

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes analistit Enton Abilekaj dhe këshilltarit të PS, Halit Valteri.

Abilekaj tha se në PS janë gëzuar nga arrestimi i Veliajt, ndërsa Valteri e mohon braktisjen e kryebashkiakut nga kolegët.

Debati degjeneroi kur gazetari afër Berishës e quajti Valterin “budalla” pse ky i kërkoi prova për deklaratën që Veliaj i ka votat në Tiranë, të vjedhura.

Halit Valteri: Veliaj është drejtues politik i Tiranës, ka struktura e PS që e mbështetin, ka qytetarët që e mbështesin. Analiza të tilla, duan që çdo gjë të mundshme t’i hedhin pluhur. Ku e di ti që nuk e mbështet grupi parlamentar i PS? Ti prandaj merr në qafë Saliun dhe Ilirin, të dëgjojnë ty dhe mbeten në opozitë. Nga e dini që zihen?

Enton Abilekaj: Në Asamblenë e PS, Rama i ka thënë Veliajt, mos të të shoh fare këtu!

Halit Valteri:  Kam qenë në mbledhje dhe nuk ka thënë fare ashtu. Po gënjen.

Enton Abilekaj: Ka emëruar Manastirliun të merret me strukturën e PS.

Halit Valteri: Ngre në bazë të gënjeshtrës, helmon të tjerët. Ju dhe shumë si ju, shohin ëndrra me sy hapur dhe mendoni se PS ka një problem të tillë. Zgjedhjet janë afër dhe njerëzit do të zgjedhin, do mbarojnë zgjedhjet, do mblidhemi këtu dhe do shohim sa vlerë ka kjo që po i bëjnë Erion Velisë para zgjedhjeve.

Zotëria tha se Rama qante votat e blera nga Veliaj. Nëse ke prova, se Veliaj ka blerë vota, çoje denoncoje. Nga 9 akuza të ketë 10-11. Por mos fol si te pazari Milotit… Të bëj populizëm Saliu, por një gazetar që paguhet dhe të thotë ka vjedhur Veliaj…

Enton Abilekaj: Unë i hapa rrugë budallait dhe idiotit, por nuk mund ta bëjmë kështu …

Halit Valteri: Budalla nuk më thua dot mua ti se të kap në shpulla unë, debil, se je mësuar me këta ti, por unë të palloj në dru. Më tregon budallain ti…