Të martën parashikohen reshje lokale shiu
1 Prill 2024
Për ketë javë, vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.
Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30°C.
Përjashtim bën dita e Martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime. Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri.
Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Ditën e Mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Elementi Erë ditën e Hënë pritet të jetë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17m/sek.