“Të njëjtin fat si Ramiz Alia”. – Lagjia e tij e shkarkoi, Berisha: Lul Bravën s’e duan as komshinjtë
“Të njëjtin fat si Ramiz Alia”. – Lagjia e tij e shkarkoi, Berisha: Lul Bravën s’e duan as komshinjtë
E SHTUNË 18 DHJETOR 2021, 21:13
Teksa Albana Vokshi tregonte shifrat e votimeve për shkarkimin e Lulzim Bashës në çdo qytet, mbështetësit e Berishës nuk u përmbajtën nga brohorimat kur ajo tha rezultatin e lagjes 8 në Tiranë.
Kjo është lagjia në të cilën banon Lulzim Basha dhe aty mori mbi 750 vota pro shkarkimit të tij.
Këtu ndërhyri vetë Sali Berisha, i cili tha se kjo lagje ashtu si 30 vite më parë dha goditje të fortë me votë ndaj Ramiz Alisë
“Të njëjtin fat si Ramiz Alia, në vitin 1991, kjo lagje, ndër më demokrate në Shqipëri, i solli fundin diktatorit të fundit komunist, një humbje historike për Ramiz Alinë.
Po ashtu, pas 30 vitesh, ia solli Lul Bravës, me një dallim, që Ramiz Alia nuk banonte në atë lagje, ndërsa Lul Bashën s’e duan as komshinjtë,” tha Berisha.
Gazeta Shqip