Te “Padegjuara: – Njeri Vjedh Porten e Spitalit -Sarande, – Tjetri vjedh Varrezat – Gjirokaster. – Vidhen hekurat e urës në Bypass-in e Fierit për tu shitur për skrap
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditë ne sotme në Sarandë, ku një person ka vjedhur portën e spitalit.
29-vjeçari Dh.T, banues në lagjen nr.1, Sarandë është arrestuar pasi u kap duke u përpjekur për ta shkatërruar portën, të cilën e kishte vjedhur 2 dytë më përpara.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. T., 29 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap në flagrancë duke shkatërruar një portë të vjedhur më datë 31.05.2022, tek spitali i Sarandës.
Gjirokastër – Një 45 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës për shkak se akuzohet për vjedhje në varreza.
P. S., 45 vjeç, ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se në datën 31.05.2022, ka vjedhur sende të ndryshme në varrezat e qytetit të Gjirokastrës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim P. S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se në datën 31.05.2022, ka vjedhur sende të ndryshme në varrezat e qytetit të Gjirokastrës.
Materialet në ngarkim të shtetasit P. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
- * * *
Vidhen hekurat e Ures se babassit te Fierit.
3 QERSHOR 2022
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku janë vjedhur disa ditë më parë disa elementë hekuri.
Autoriteti Rrugor Shqiptar teksa ka treguar se autorët kanë rënë në pranga, e sheh shqetësuese këtë ngjarje duke theksuar se krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve.
Njoftimi i ARRSH
Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t’i shitur për skrap.
Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.
Vetëm me ndihmën dhe përgjegjshmërinë e çdo qytetari të këtij vendi do të bëjmë të mundur që siguria rrugore, në çdo cep të vendit, të jetë në nivelet që duam duke minimizuar rastet e aksidenteve.