Të qëndrosh ulur më shumë se një orë dëmton trurin tuaj. –
Të qëndrosh ulur më shumë se një orë dëmton trurin tuaj. –
Ne të gjithë kemi momentet tona që na duhet të ulemi për pesë minuta, të marrim veten apo të shqyrtojmë mendimet tona.
Por sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë që u bë me një grup njerëzish nga mosha 45-75 vjeç, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë mund t’ju sjellë probleme me harresën.
Njerëzit që qëndronin ulur 15 orë në ditë, kishin mesatarisht lobet temporale mediale 10 përqind më të ulëta se dikush që rrinte ulur për pesë orë ose më pak. Këto lobe, që gjenden në të dyja anët e pjesës mbrapa të kokës, zvogëlohen në masë gradualisht me moshën.
Gjithashtu, testimi i bërë tregoi se pas 15 orësh të ndenjur ulur, çdo orë shtesë shoqërohej me një rënie prej dy përqind në vëllimin e lobit.
Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë është shoqëruar vazhdimisht me shumë sëmundje kronike siç janë: sëmundjet e zemrës, diabeti e të tjera.
Sipas studimit, numri i orëve që kaloni ulur është proporcional me rritjen e rrezikut të Alzheimerit.
Një pasojë tjetër është humbja e kujtesës, aq sa mund të çojë në çmenduri.
Ajo çka këshillohet është të shmangni stilin e jetesës ulur me anë të aktiviteteve të ndryshme si për shembull, një shëtitje e shpejtë apo dhe një lojë e shkurtër futbolli.
Kjo lejon më shumë oksigjen në trupin tuaj, i cili më vonë inkurajon enët e shëndetshme të gjakut dhe rritjen e qelizave të reja të trurit.