Të rinjtë e FRPD nisin marshimin drejt kryeministrisë
3 Mars 2023
Të rinjtë e Forumit Rinor të PD kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, për t’iu bashkua më pas protestës së opozitës.
Qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike janë bërë bashkë për të protestuar sot, për keqqeverisjen, sic shprehen ata.
Gjithashtu forca të shumta policie janë pozicionuar përpara Kryeministrisë.
Përgatitjet lidhur me këtë protestë nisën që në orët e para të mëngjesit.
Po ashtu qytetarë të shumtë kanë ardhur nga rrethet në Tiranë, për të protestuar kundër qeverisë Rama.