16 Mars 2025

Partia Demokratike me pjesmarrje te gjere te rinise se shkollave te mesme e stdentore protestoi për rreth 60 minuta këtë të shtunë në protestën e lajmëruar kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, që për demokratët është censurë kundër fjalës së lirë.

Në vend të figurave të PD-së, fjalimet në këtë tubim i mbajtën të rinjtë.

Sali Berisha vetë nuk mbajti fjalim, por dha një prononcim të shkurtër për gazetarët pas përfundimit të protestës.

Në protestën e thirrur nga Partia Demokratike për mbyllen e TikTok, të rinjtë mbajtën disa fjalime.

Njëri prej tyre ka ironizuar edhe fjalimet e mbajtura nga të rinjtë socialistë në Kuvendin Rinor të Partisë Socialiste. Ai tha se janë qytetarë të fjalës së lirë dhe sipas tij Rama di vetëm që të mbajë fjalime.

“Ne nuk jemi petalet e trëndafilit socialist, jemi qytetarë të fjalës së lirë. Edvin Rama ti deri më 12 maj ti mund të mbyllësh çfarëdo rrjeti social, por ki parasysh që kur të mbyllësh tiktokun në fund do të marrësh noc rrokun. Kur të mbyllësh tiktokun në fund do të biesh në kënetë. Në fund do të haj bufi i kënetës si një zvarranik pa shtyllë kurrizore që e vetmja gjë që di të bësh është falli që hedh te kafenetë e lagjes.”, tha njëri nga të rinjtë demokratë.