11 Mars 2023

“… kemi të bëjmë me një projekt mbi 3 miliardë euro që i kushton pasurisë tonë kombëtare që po i falet miqve të Edi Ramës”.

Në mes të zhurmës politike dhe publike për projektin e Portit të Jahteve në Durrës, banorë të rinj të këtij qyteti së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile të jryesuar nga aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja zhvilluan një protestë kundër investimit të biznesmeni saudit, Mohamed el Alabar.

Protesta ndodhi në përurimin e “Durrës Yachts and Marina”, ku qeveria ftoi artistët shqiptarë për t’i blerë, dhe të rinjtë ishin aty, për t’i dhënë broshurat me 5 pika, pse afera koruptive e Portit të Durrësit, e dëmton interesin e shqiptarëve.

Edhe pse personeli i stadiumit i provokoi, duke i kërkuar që të largoheshin nga ambientet ku po mbahej ky takim, të rinjtë e Durrësit qëndruan dhe nuk u tërhoqën dhe kërkuan me forcë tërheqjen e këtij investimi.

Para dyerve të Bashkisë së Durrësit dhe me një pankartë ku shkruhej Z. Alabar larg duart nga Durrësi”, ata thanë që kemi të bëjmë me një projekt mbi 3 miliardë euro që i kushton pasurisë tonë kombëtare që po i falet miqve të Edi Ramës.

PROTESTA KUNDËR PROJEKTIT TË DURRËSIT

“Si qytetar, kur u hap projekti fillimisht u premtuan 2 miliardë euro apo më shumë investime, dhe ishte joshëse. Unë po flas si një ekonomist i ri”, theksoi një ri.

Aulon Kalaja: “Ne jemi sot këtu së bashku me një grup të rinjsh, kryesisht nga Durrësi, të cilët kanë ardhur sot këtu për të shprehur kundërshtinë tonë për projektin e Portit të Durrësit. Kemi bërë disa fletë-palosje të cilat ia kemi shpërndarë. Kemi bërë disa fletëpalosje, të cilat ia kemi shpërndarë çdo artisti që është në takimin e qeverisë dhe një prej tyre i është dhuruar dhe z. Alabar, i cili është i përfshirë në aferën korruptive, sipas nesh, që do të ndodhë në Portin e Durrësit. Kemi radhitur gjithsej vetëm 5 fjali që në ligjëratë të drejtë shkruhet:

1.Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe porti i Durrësit përbën prioritet për sigurinë e aleatëve strategjikë.

2.Porti i Durrësit është pika strategjike e Korridorit 8 për investimet strategjike si hekurudhat, për kalimin e mallrave drejt Perëndimit.

3.Porti i Durrësit është i vetmi port në Shqipëri që garanton ardhjen e mallrave nga Perëndimi.

4.Porti i Durrësit, krahas aeroportit “Nënë Tereza”, është pika strategjike e turizmit në Shqipëri që konkurron Monakon dhe Dubain për shkak të pozicionit të tij strategjik Lindje-Perëndim.

Ndërhyn përfaqësuesi i Alabar në anglisht: Doni t’ju sjell kafe, ujë apo ndonjë gjë tjetër?

Protestuesit reagojnë: Ju keni zero shans të vini këtu…

Aulon Kalaja: Ndjesë sepse kishim një ndërprerje të z. Alabar se mesa duket është i shqetësuar nga prezenca jonë këtu. Dhe kërkon që ta kalojë me shaka këtë situatë. Ne nuk mund të shitemi as me kafe dhe as me ujë. E kemi zakon që ta mirëpresim mikun. Është i mirëpritur në Shqipëri z. Alabar, por nuk është i mirëpritur në Portin e Durrësit, për të na grabitur neve një nga pasuritë që na bëjnë ne më pro-Perëndimorë. Pra larg duart nga Dyrrahu. Ai na ndërpreu dhe pika jonë e pestë dhe e fundit është:

5.Ne mendojmë se Porti i Durrësit është motori ekonomik i qytetit të Durrësit për shkak të marrëdhënieve ekonomike që ka porti.

Ndërhyn një tjetër përfaqësues i biznesit: Keni bllokuar hryjen kryesor të hotelit, ju lutem….

Aulon Kalaja: Dil këtëj! Po na provokojnë, po na provokojnë.

Përfaqësuesi i biznesit: Ju jeni përgjegjësi kryesor i grumbullimit këtu…

Aulon Kalaja: Na lër tëmbarojmë, pasi ju jeni kontraktor i objektit jo i rrugës. Na lër, lajmëro policinë bëj ç’të duash. Ne nuk ikim pa mbaruar deklaratën këtu.

Të rinjtë: Porti i Durrësit apel çdo artisti: Mos u bëj klloun i oborrit të qeverisë dhe oborrit mbretëror. Mos firmos krimin kombëtar me prezencën tënde. Nëse nuk ke bukë për t’iu çuar fëmijëve, bëj thirrje për ndihmë dhe është e sigurtë që ndihma do të të vijë.

Aulon Kalaja: Me sa duket këtu censura është e paparë. Kemi vetëm një media. Ne nuk kemi ardhur as të bëjmë sherr këtu, dhe as të protestojmë në mënyrë të dhunshme. Ne jemi disa të rinjë që kemi vendosur të jetojmë në Shqipëri dhe kundërshtojmë projektin e Portit të Durrësit. A ka ndonjë gjë të keqe këtu? Unë mendoj se jetojmë në demokraci. Dhe përderisa jetojmë në demokraci ne kemi ardhur këtu t’i shpërndajmë një informacion më shumë me disa fletushka këtyre njerëzve që për mendimin tim i ka mashtruar Edi Rama. Artistët janë ndërgjegjja e kombit, dhe nuk mundet që artistët të jenë të pandjeshëm në këtë histori. Pra, këtu po garbiten pronat e qytetarëve të Durrësit, po përzëhen qytetarët e Durrësit, po shpopullohet Shqipëria, në rast se kemi një nyje perëndimore ai ëstë qyteti i Durrësit, një vend totalisht perëndimor ne tani po e çojmë në Riad. Për shqiptarët dielli lind në perëndim, dhe këta tani na sjellin provokatorë, na sjellin njerëz që duan të na prishin protestën tonë paqësore. Pse? Sepse kemi një mesazh shumë të thjeshtë në anglisht, arabisht dhe shqip: Ju vlerësoni memorien e devesë, por ne e kemi më të fortë memorien. Ky është një mesazh për z. Alabar.

Nga OraNews