Të shkosh me biçikletë nga Shqipëria në Kosovë. –
Të shkosh me biçikletë nga Shqipëria në Kosovë. –
Bashkimi Evropian po mbështet një projekt për të gjithë dashamirësit e natyrës që duan të zbulojnë malet shqiptare dhe kosovare.
Bëhet fjalë për krijmin e dy shtigjeve të reja për ecje dhe çiklizëm në distanca të gjata, që fillojnë në Kukës ose Lezhë dhe përfundojnë në Gjakovë, Deçan, Junik ose Pejë.
BE përmes zgjatjes së projektit “Rruga Dinarike” po mbështet krijimin e këtyre shtigjeve që do të lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.
E gjithë kjo është pjesë e 1000 km shtigjesh të gjata të pandërprera, me peizazh unik, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë me pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.