“Te&Gi”, Galeria e parë private në Tiranë. –
Në vitin 1993, kur Shqipëria po kalonte një krizë të thellë, si pasojë e ndryshimit të sistemeve, të ngrije një galeri arti, ishte gati-gati një çmenduri. Por Tefik Dedej i kishte gjërat e qarta. Ai do të ngrinte një shtëpi për piktorët, edhe pse në ato vite pak kush mund të kujtohej për artin. Por duket se paskësh pasur të drejtë.
Kjo galeri ne takimit me artistët që frekuentojnë këtë ambient, u hap edhe një ekspozitë pikture, me vepra të piktorëve të njohur. Renditen mes tyre Kamberi, Buza, Zajmi, Shkreli, etj. Tanimë, që themeluesi i kësaj galerie nuk jeton më, ajo menaxhohet nga i biri, Tani, i cili thotë se nuk është e lehtë ta mbash atë në këmbë, në një kohë, kur kriza ekonomike, ka përfshirë gjithë vendin. E në kohë të tilla, arti është ai që braktiset i pari nga “konsumatori”. Po kjo galeri, ka parë edhe ditë më të vështira, si atëherë kur u hap e shqiptarët mendonin më së shumti të largoheshin nga Shqipëria. Por galeria u konsolidua me kohë, krijoi klientelën e vet dhe frekuentohej nga piktorët më në zë. Madje fama e kësaj galerie arriti deri në Këshillin e Evropës, ku ka hapur ekspozita. Ndërsa shkrimtari Ismail kadare, do ta quante atë një “monument kulture”, që i ka shërbyer ringjalljes së kombit. Por tani tregon se edhe piktorët e rinj kanë gjetur aty një dritare, madje shumë syresh janë promovuar së pari në këtë galeri, si Adrian çene, apo Ziso Kamberaj. E teksa kujton të shkuarën, Dedej thotë se ashtu si i ati, nuk i mungon pasioni për ta çuar më tej këtë nismë të të atit, por kërkohet edhe ndihmë nga shteti.