“Tek Infektivi ishte një tmerr i vërtetë”- Berisha reagon pas deklaratave të ish-futbollistit, ndërsa mjeku Pipero preferon të…
“Tek Infektivi ishte një tmerr i vërtetë”- Berisha reagon pas deklaratave të ish-futbollistit, ndërsa mjeku Pipero preferon të…
10 prill 2020
Ish-futbollisti i Tiranës Florian Riza denoncoi një ditë më parë mungesën e kushteteve elementare në Spitalin Infektiv në Tiranë ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh.
Duke marrë shkasë nga kjo situatë, ish-kryeministri Sali Berisha përveç se denoncon mungesën e kushteteve, thotë se nuk ka as shërbim ambulator.
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha se nuk mund të bënte komente kur u pyet për këtë çështje, duke deklaruar se e kishte takuar ish-futbollistin, i cili kishte falenderuar stafin mjekësor.
Berisha thotë se mungesa e kushteteve nuk është për shkak të mjekëve.
Pjesë nga deklaratat e Berishës në emisionin “Zonë e Lirë”:
Berisha: A e dëgjuat atë futbollistin e nderuar që tha mbeta 10 me temperaturë në shtëpi dhe nuk vinte njeri. Po ata që nuk janë të fortë fizikisht? Ata vdesin. A e dini ju se nuk ka shërbim abulator se e kanë kthyer online sepse nuk u japin kostume dhe maska mjekëve. Vetëm paracetomol. Njihem me Piperon, e njoh dhe e vlerësoj kontributin e tij të pa diskutueshëm.
Çani: Kushtet e infektivit ka thënë Riza që ishin ku thërret kiameti. Ai kishte dalë i tronditur. A është e vërtetë? Është kaq rëndë situata në Infektiv
Pipero: Më lejo të lutem të mos komentoj. Në momentin që z. Riza ka dalë nga spitali, e takova, ishte falenderues ndaj mjekëve. Pjesët e tjera, më lejoni mos t’i komentoj.
Berisha: Nuk është detyrë e mjekut asnjë nga ato probleme që ka parashtruar. E ka PPP-ja.
Çfarë deklaroi ish-futbollisti një ditë më parë:
Florian Riza: Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjienës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Njerëzit aty kishin problematika nga më të ndryshme, por të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë me Covid. Nuk e mban vendi që në 2020 mos të kesh një pavion, nuk e di se si certifikohen këto pavione, që për mua i përket akomodimit i përket vitit 1920. Por duke qenë se ishte i vetmi spital Covid i detyruar të durosh kushtet.
Gazeta panorama