Telefonata e Presidentit me Palmer, dalin detajet: – Biseduan 30 minuta, qëndrimet e Metës ishin mjaft të qarta. Një pyetje për Ambasadën e SHBA
Telefonata e Presidentit me Palmer, dalin detajet: – Biseduan 30 minuta, qëndrimet e Metës ishin mjaft të qarta. Një pyetje për Ambasadën e SHBA
Nov 21, 2019
Nese biem dakort e publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Kreu i shtetit Ilir Meta ka pasur një komunikim telefonik ditën e djeshme me të dërguarin special të DASH për Ballkanin Perëndimor Matthew A. Palmer.
Per telefonaten e rendesishme ka dhene pak me pare detaje Tedi Blushi, zedhenesi i presidentit Meta.
“Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit”-shkruan ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, zedhenesi Blushi.
Duke theksuar se presidenti Meta nuk ka asgje per te fshehur, Blushi ka edhe nje pyetje kerkese per ambasaden amerikane ne Tirane: “Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar”.
Reagimi i zedhenesit Blushi
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :
Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.
Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!
Gazeta Panorama