Telefonata me Putin zgjati shumë pak, ja çfarë i tha Biden liderit rus nëse pushtohet Ukraina

12 SHKURT 2022

Janë zbardhur detajet e para për bisedën disa minutëshe mes Presidentit të SHBA Joe Biden dhe liderit rus Valdimir Putin.

Bëhet me dije se gjatë bisedës telefonike të presidentit amerikan Biden me presidentin rus Vladimir Putin, Shtëpia e Bardhë thotë se Biden “e kishte të qartë se, nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda për Rusia.”

Telefonata e Biden me Putinin zgjati vetëm pak më shumë se një orë.

“Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje të gjerë njerëzore dhe do të zvogëlonte pozitën e Rusisë,” thotë Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Biden “e kishte të qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët , dhe se janë po aq të përgatitur për skenarë të tjerë”.

Gazeta Shqip