Televizioni gjerman ZDF: -“Shqipëria në kthetrat e mafies”.
Televizioni gjerman ZDF: -“Shqipëria në kthetrat e mafies”.
15.03.19
“Shqipëria në kthetrat e mafies”. Ky është titulli i reportazhit të transmetuar në televizionin gjerman “ZDF”, duke treguar se mafia shqiptare është tepër aktive dhe e shtrirë në të gjithë Europen.
Pavarësisht ndihmës së autoriteteve italiane, të cilët kanë pajisje më të mira, transmetuesi gjerman thotë se lufta kundër trafikut të drogës ka efikasitet të ulët. Shkak është korrupsioni i lartë në polici dhe lidhja e politikës me mafien.
Policia pretendon se e ka nën kontroll situatën, por shifrat tregojnë të kundërtën, pasi Europoli e listoi Shqipërinë në vitin 2017 si prodhuesin më të rëndësishëm të kanabisit në Europë.
“Shqipëria është një ndër vendet me të varfër të Europës me një rroge mesatare 330 euro. Por Tirana, kryeqyteti, është mbushur me makina të shtrenjta dhe luksoze si edhe ndërtime të reja. Por, nga vijnë këto leke?!”, thuhet më tej në reportazh, teksa ky fenomen i ka befasuar gazetarët gjerman.
Duke kuptuar se këto para vijnë si pasojë e trafikut të lëndëve narkotike, por rrogat e policëve janë tepër të ulëta, ata bëhen palë me trafikantët dhe kësisoj aktiviteti i tyre vijon të lulëzoj.