Tema e nxehtë e kufirit detar/ Petrit Vasili akuzon Ramën për tradhti dhe zbardh skenaret: Ka vendosur që kufijtë t’i shesë në Hagë. Ja ç’deklaronte dy vite më parë
31 Maj 2022
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për “tradhti”, për çështjen e detit me Greqinë, teksa ka publikuar si “fakt”, deklaratat e bëra nga kreu i qeverisë dy vjet më parë për këtë temë.
“Tradhtia e vendosur ne mes del qarte ne shesh kur lexon se çfare deklaronte dy vjet me pare Rama dhe çfare ben sot”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.
Sipas tij, Rama “e di shume mire se si negociohen çeshtje me rendesi kombetare si kufijte e Shqiperise dhe si miratohen Marreveshjet qe lidhen me kufijte”.
“Ndersa sot po ky Rama i kapur per fyti nga interesat e tij tradhton interesat e shenjta te vendit, bën krejt te kunderten e asaj qe deklaronte ne 29 gusht 2020 sepse:
Ka vendosur qe kufijte ti shese ne Hagë.
Marreveshjen per te shkuar ne Hagë as nuk e ka pare jo më ta miratoje as Presidenti as Kuvendi.
Mashtron publikisht lidhur me Presidentin, kur u thote grekeve se e pengon Presidenti, kur ne menyre
te faktuar boterisht nuk i ka kerkuar asgje atij.
S’ka mbyllur akoma grupin negociator te ngritur, qe ne 2018, grup i cili eshte akoma ne fuqi edhe
sot e kesaj dite e qe prodhoi edhe nje draftmarreveshje, qe synohet te firmosej se bashku me
ish Kryeministrin grek Tsipras.
S’ka asnje grup negociator te miratuar nga Presidenti, qe te vendose per te shkuar ne Hagë”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Rama sot kunder Rames dje, dhe tradhetia e detit ne mes!
Rama ka deklaruar vete dy vjet me pare ne 29 gusht 2020 se:
Marreveshjet nuk mund te jene te fshehta sepse s’kane asnje vlere.
Marreveshjet kerkojne vite negociata.
Marreveshjet kane vlere kur jane publike dhe kur kalojne proven e institucioneve kushtetuese.
Marreveshjet kane vlere kur kane firmat dhe vulat qe shihen me sy.
Marreveshjet duhet te marrin miratimin e Presidentit
Marreveshjet duhet te marrin vulen me miratimin e tyre ne Parlament.
Pra Rama e di shume mire se si negociohen çeshtje me rendesi kombetare si kufijte e Shqiperise
dhe se miratohen Marreveshjet qe lidhen me kufijte.
Ndersa sot po ky Rama i kapur per fyti nga interesat e tij tradheton interesat e shenjta te vendit ben krejt
te kunderten e asaj qe deklaronte ne 29 gusht 2020 sepse: Ka vendosur qe kufijte ti shese ne Hagë.
Marreveshjen per te shkuar ne Hagë as nuk e ka pare jo më ta miratoje as Presidenti as Kuvendi.
Mashtron publikisht lidhur me Presidentin, kur u thote grekeve se e pengon Presidenti, kur ne menyre
te faktuar boterisht nuk i ka kerkuar asgje atij.
S’ka mbyllur akoma grupin negociator te ngritur, qe ne 2018, grup i cili eshte akoma ne fuqi edhe sot
e kesaj dite e qe prodhoi edhe nje draftmarreveshje, qe synohet te firmosej se bashku me ish
Kryeministrin grek Tsipras. S’ka asnje grup negociator te miratuar nga Presidenti, qe te vendose per te shkuar ne Hagë.
Tradhetia e vendosur ne mes del qarte ne shesh kur lexon se çfare deklaronte dy vjet me pare Rama
dhe çfare ben sot.
Ja se çfare deklaronte Rama ne 29 gusht te vitit 2020:
“Për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë. Nuk bëhen marrëveshje
të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta.
Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe
vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit. Prandaj
marrëveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur të thashethemit të radhës, që shkumëzon në gojën
e politikanëve pa atdhe apo në detin e internetit pa kufij, po vetëm kur shihen me sy, me lexim, bashkë
me firmat e me vulat e tyre”! “Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime,
pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. Këto ndryshime do të bëhen nëse
do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj
– jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot
asnjë litër ujë deti. E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të
marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t’ia çojë Gjykatës
Kushtetuese. Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për
të marrë vulën përfundimtare të Sovranit”.
Gazeta Sot