Tema te dites: – Vaj halli për ne çka na ka gjete! …
Vaj halli për ne çka na ka gjete! …
Nga: Qazim Namani
Paraardhësit tanë para 6000 viteve menduan se kujt do të ja lenë këtë tokë. Ata lanë gjurmë të civilizimit dhe kulturës, që dëshmuan se ishin më të zhvilluarit në Evropë, por pas 6000 viteve ne pasardhësit e tyre mbetëm populli më i varfër në aspektin ekonomik, pa vetëdije për identitetin kombëtar, dhe populli më i pa organizuar në Evropë.
Populli shqiptar në mungesë të intelektualëve nga fusha e identitetit kombëtar, viteve të fundit po përjeton tronditje të mëdha shpirtërore.
Intelektuali shqiptar sot mund të përshkruhet me tre tipare karakteristike dalluese, që nuk përputhen mes veti!
- Intelektuali shqiptar ka veshje perëndimore!
- Intelektuali shqiptar ka arsimin sllavo-lindor!
- Intelektuali shqiptar ka kulturë dhe mentalitet oriental!
Është për tu shqetësuar kur në mesin e 1000 qytetarëve me arsim të lartë, 1 qytetar mund ta gjesh të sinqertë dhe të edukuar drejte në frymën kombëtare.
Për dallim në mesin e 100 qytetarëve, mund ti gjesh 10 qytetar të sinqerte dhe të edukuar drejt në frymën kombëtare dhe qytetare.
Ata që nuk kanë arsim dhe vetëdije kombëtare a mund të quhen intelektual!
Populli shqiptar, përveç armiqve tjerë, ka vuajtur dhe po vuanë shumë edhe nga bijtë e vet!
Shtohet pyetja ? Ky populli i shumë vuajtur, a do të mundë ta përballojë këtë situatë të vështirë.