Temperatura deri në 35 gradë dhe reshje shiu, ja si pritet të jetë moti sot
21 Qershor 2023
Moti për ditën e sotme pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të thata dhe të nxehta.
Sipas parashikimit nga SHMU, priten kthjellime gjatë ditë por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore 15 deri 30°C
- në zonat e ulëta 17 deri 35 °C
- në zonat bregdetare 20 deri 32°C