“Temperaturat do arrijë nivelet që trupi s’i përballon dot”. – Vjen paralajmërimi i frikshëm për qytetarët në këtë shtet, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët e ardhshme
“Temperaturat do arrijë nivelet që trupi s’i përballon dot”. – Vjen paralajmërimi i frikshëm për qytetarët në këtë shtet, ja çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët e ardhshme
1 MAJ 2022
Një valë e pazakontë i nxehti ka përfshirë pjesën e Azisë Jugore, duke kërcënuar jetë njerëzish, të korra dhe furnizime me energji elektrike. Ekspertët paralajmërojnë se bëhet fjalë për temperatura deri në 50 gradë celsius, ku theksojnë se situata do të jetë e pashpresë në ditët në vijim.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Dehli kryeqyteti i Indisë, më 28 prill përjetoi ditën më të nxehtë në një dekadë, pasi temperaturat arritën në 43.5 gradë Celsius.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, temperatura do të rritet edhe më shumë në ditët në vijim dhe në fakt në shtetin perëndimor të Gujaratit presin rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spital.