Temperaturat në vendin tonë pritet të shkojnë -17 gradë. – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile del me apelin e fortë: – Siguroni ushqim për dy javë
Temperaturat në vendin tonë pritet të shkojnë -17 gradë. – Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile del me apelin e fortë: – Siguroni ushqim për dy javë
21 JANAR 2022
Disa këshilla praktike nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për banorët e zonave ku parashikohen reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta.
Çfarë duhet të bëjmë para bllokimit nga dëbora:
- Të sigurojmë ushqimin për familjen dhe kafshët shtëpiake të paktën për dy javë.
- Të sigurojmë nga ngrirja rrjetin e tubacioneve të ujit të pijshëm.
- Të sigurojmë mjetet e ngrohjes për të gjithë periudhën e dimrit.
- Të pastrojmë vazhdimisht çatitë e banesave nga shtresat e dëborës.
- Të sigurojmë veshje të trasha për fëmijët dhe të moshuarit.
- Të kemi një paketë të ndihmës së shpejtë për çdo rast emergjent.
- Të sigurojmë një aparat telefoni celular dhe një bateri për atë.
- Të kemi numrat e shërbimeve emergjente një nga telefonat e linjave celulare.
- Të sigurojmë një mjet ndriçimi me bateri, të pavarur nga rrjeti elektrik.
Çfarë duhet të bëjmë gjatë bllokimit nga dëbora:
- Të sigurojmë vazhdimisht ngrohje të banesës.
- Të sigurojmë ndriçim të pandërprerë në dhomën ku kemi të moshuar, fëmijë apo persona të sëmurë.
- Të vendosim kontakte me të afërmit dhe t’i ndihmoni në rast fatkeqësie.
- Të mbajmë të hapur rrugën në oborret brenda shtëpisë.
- Të kontrollojmë vazhdimisht kafshët shtëpiake dhe të sigurojmë ngrohjen për ambientet e tyre.
- Të jemi të informuar në çdo kohë për situatën dhe veprimet e ekipit të menaxhimit të emergjencës në bashkinë tonë.
- Të ndihmojmë ekipet e emergjencës kur kjo gjë të kërkohet nga drejtuesit e tyre dhe njësitë vendore.
Çfarë duhet të bëjmë pas bllokimit nga dëbora:
- Të pastrojmë çatitë e banesave nga dëbora.
- Të sigurojmë të afërmit nga rrëshqitja në dëborë.
- Të ndihmojmë në hapjen e rrugëve këmbësore dhe automobilistike.
- Të punojmë së bashku me komunitetin për të ndihmuar ekipet e emergjencës.
- Të krijojmë kushte për strehimin e ekipeve të emergjencës, kur kjo gjë kërkohet nga drejtuesit e tyre dhe të njësisë vendore.
- Të informojmë ekipet e emergjencës për familjet që kanë probleme në territorin e lagjes sonë.
- Të ndihmojmë të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara.
- Të mos pengojmë veprimet e forcave të emergjencës në realizimin e objektivave të tyre për dhënien e ndihmës për komunitetin.
Nga Gazeta Sot