Temperaturat shkojnë në minus, pritet që dëbora të zbresë edhe në zonat e ulëta
22 Janar 2023
Moti këtë fundjavë parashikohet të jetë i vranët, ku nuk do të mungojnë as reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Pritet që mbi lartësinë mbi 100 metra deri në 500 reshjet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët .
Në zonat malore reshjet e borës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar. Pritet që dëbora të zbresë edhe në disa zona të ulëta; Krujë, Elbasan, Berat e shumë zona malore në jug të vendit.
Era pritet të jetë nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek.
Temperaturat pritet të variojnë në vlerat nga -4 gradë celsius deri në 11 gradë.