Temperaturat zbresin -6 gradë, meteorologia tregon si pritet të jetë moti ditët në vazhdim: Në këto zona priten reshje!
Temperaturat zbresin -6 gradë, meteorologia tregon si pritet të jetë moti ditët në vazhdim: Në këto zona priten reshje!
28 NËNTOR 2020
Prej së dielës temperaturat në mbarë vendin do të pësojnë ulje. Kjo rënie do të sjellë edhe dëborë në veri dhe veri-lindje të vendit sipas meterologes Adiola Bani. Vlerat minimale do zbresin në -6 gradë celsius.
“Presim që dita e sotme të jetë me kthjellime deri pas mesditës ku do të kemi shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin shqiptar, por që nuk do të ketë reshje. Ndërsa dita e diel do të paraqitet me vranësira dhe kthjellime gjatë paradites, por pasditja na sjell shpeshtim të vranësirave në zonën jugore ku presim dhe reshje të pakta dhe të izoluara të shiut. Gjatë orëve të mbrëmjes do të kemi dhe reshje të izoluara në zonat qendrore. Sigurisht në zonat malore do të kemi shfaqje të flokëve të borës.
Do të kemi dhe rënie të temperaturave gjatë pasdites së sotme deri në mesin e ditës së diell. Ndërsa për sa i përket fillim javës do të na sjellë mot të kthjellët, por që do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale do zbresin edhe -5 apo -6 gradë celsius. Ndërsa mesdita nuk do të jetë më shumë se 13 apo 14 gradë celsius.
Vetëm fillim java do na sjellë rënie të temperaturave. Do zgjasë dy ose tre ditë pasi do të kemi sërish rritje të temperaturave. Meqë do kemi ndryshim të menjëhershëm do të kemi dhe prezencë të dukshme të reshjeve. Në përgjithësi muaji dhjetor do jetë me temperatura tipike. Mëngjeset -1 gradë celsius, ndërsa pasditja do jetë rreth vlerës 15 deri në 16 gradë celsius. Për sa i përket dhjetorit shpresojmë të kompensojë atë mungesën e reshjeve që kemi pasur në muajin nëntor”, tha meteorologia Adiola Bami.
Gazeta sot