Temperaturë dhe dhimbje fyti, rishfaqet virusi më i rrezikshëm se Covid-19
Temperaturë dhe dhimbje fyti, rishfaqet virusi më i rrezikshëm se Covid-19
– 07.09.21
Teksa rastet me Covid-19 në të gjithë botën po shënojnë shifra të mëdha të infektimeve dhe po rrezikojnë jetën e njerëzve, një tjetër virus është shfaqur në Indi.
Thuhet se për herë të parë “Nipah” u shfaq në vitin 1990 në Malajzi, por që në atë periudhë rastet ishin shumë të rralla dhe nën kontroll.
Raportohet se bëhet fjalë për virusin “Nipah”, nga i cili për fat të keq ka humbur jetën një 12-vjeçar, ndërsa janë infektuar edhe 188 persona, me të cilat ai pati kontakt gjatë periudhës së infektimit.
Nga personat e infektuar, 20 vetë që kanë pasur kontakte më të afërta me 12-vjeçarin janë në gjendje më të rëndë dhe më të rrezikuar për jetën.Virusi Nipah transmetohet te njerëzit nga kafshët dhe po ashtu mund të transmetohet përmes ushqimit të kontaminuar, ose drejtpërdrejt midis njerëzve.
Ky virus është 75 herë më i rrezikshëm se Covid-19 dhe shfaqet përmes simptomave si dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje fyti.
Së fundmi shpërthimi i tij në Indi i ka shqetësuar shumë shkencëtarët për shkak të numrit të madh të popullsisë, por edhe për shkak të variantit “Delta” të Covid-19 që po bën “namin” në të gjithë botën.
Gazeta Shqiptare