“Tenderat po i marrin vëllezërit e deputetëve të PS”. Eksperti Zef Preçi: – Kompania Alesio14, qe e ka pronarin të inkriminuar merr tendera.
28 QERSHOR 2022
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” ka folur për debatin e bërë në Komisionin e Mirëqenies Sociale, ku ajo akuzoi qeverinë se po favorizon 8 kompani me rekorde kriminale.
Favorizimi sipas Dumës po bëhet nëpërmjet aktit të ri normativ që parashikon një paketë ndihmash në kuadër të rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit dhe që në total mund të përfshijë rreth 300 kompani.
Deputetja e PD gjithashtu hodhi akuza në drejtim të qeverisë duke nënvizuar se vëllezër të deputetëve socialistë janë duke përfituar nga paratë publike, duke marrë tenderë të ndryshëm.
Ju folët për 8 kompani, që ju thatë se kanë rekorde kriminale. Përfaqësuesi i Ministrisë ju kërkoi t’i çoni faktet në gjykatë. A do t’i drejtoheni Gjykatës?
Duma: Akti normativ mund ti drejtohet dhe Gjykatës Kushtetuese se ka probleme të procedurës dhe prapa veprimit. Ai akoma nuk është deklaruar në Parlament dhe i ka nisur efektet. Ata kanë filluar ta disbursojnë të dhënit para, sepse Parlamenti është noter për ta. Se do shkojë apo jo në gjykatë Kushtetuese do të jetë një moment i dytë. Kë të çojmë ne në gjykatë? Sipas të dhënave së paku 8 kompani janë nën hetim nga prokuroria. Ça do çojmë ne në gjykatë. Qeveria nuk mund t’i japë tendera kompanive që janë nën hetim.
Eksperti Zef Preçi ka përmendur kompaninë Alesio14, qe e ka pronarin të inkriminuar dhe merr tenderë. Kush është ai shqiptar që nuk e kupton se eksponentë të lartë dhe vëllezër të deputetëve të Partisë Socialiste marrin tendera pa garë. Fakti tregon se nëse në atë listë kanë hyrë në mënyrë abuzive kompani që kanë pronarë me rekorde kriminale, na lënë ne të drejtën e të menduarit se janë favorizuar disa të tjerë. Se fillon një rrugë me 20 dhe mbyllet me 50.
Qartazi kuptohet që është një akt normativ që është bërë me porosi. Është e pamundur për një qeveri që nga hierarkia e halleve të njerëzve që duhet t’u përgjigjet sa më shpejt se duhet të votohet do niste një paketë me ata që janë vërtetë nevojë dhe që janë aksioner të vërtetë të pushtetit tënd.
Qeveria duhet të mbështeste me një paketë të parët qytetarët, sepse ata nuk kanë dhjamë. Nga rritja e çmimeve qeveria ka marrë 400 milionë euro më shumë nga qytetarët. U ka marrë kur duhet t’u japë dhe thotë se i ka dhënë pensionistëve 30 milekë të vjetra. Është një turp. Në këtë derexhe ku e kemi ne rritjen e çmimeve se ne nuk kemi as minimumin jetik. Krejt papritur qeveri shfaq aktin normativ nr. 10 për të rimbursuar materialet e ndërtimit për kompanitë e mëdha. Si është e mundur ta nisësh paketën financiare nga kompanitë e mëdha dhe jo për qytetarët që janë në mbijetesës.
Pritet që të vijnë gjatë ditës së sotme. Përfaqësuesi i qeverisë tha se janë 300 kompani. Ata që kanë marrë do hyjë në një procedurë tjetër që të gjitha të thënat dhe të pathënat na thonë se do të jetë selektive. Kjo qeveri nuk ka farë më relatë me njerëzit. Këta kanë relatë hajde t’i shtypim se pastaj do na e kenë nevojën e do vijnë tek ne. Kjo është jashtë çdo kuadri ligjor. Po ke lidhur një kontratë ke përcaktuar marzhin e riskut. Dhe unë e pyeta përfaqësuesin e qeverisë, po u ulën çmimet ti do i thoshe atij zotërisë së kompanisë që janë ulur këto çmimet dhe ti po përfiton më shumë zotëri, a do na i kthesh ti ne këto lek. Çdo kontratë ka marzhin e riskut brenda, që është kur ata humbin por edhe kur ata përfitojnë më shumë. Mënyra si po ndërhyhet me akt normativ, duke pasur në relacion një deklaratë qeverie që shprehet në rast emergjence.
Sipas Gazetes Sot