Tensione në Fier/ Protesta kundër Ramës, banorët përplasen me policinë. –
Tensione në Fier/ Protesta kundër Ramës, banorët përplasen me policinë. –
Dje eshtë pritur me protesta në Fier Kryeministri Edi Rama.
Pas fjalimit të kreut të PD Fier, Luan Baçi banorët janë përplasur me policinë të cilët po ruajnë kreun e qeverisë.
Protestuesit thonë se do të vijojnë protestën paqësore dhe do të shkojnë tek vendi ku Rama po zhvillon një takim.
Kreu i qeverisë ka shkuar në Fier me rastin e 8 marsit.
Edhe pak më herët një grup banorësh të ndihmuar edhe nga Partia Demokratike, dolën në protestë dhe i bënë thirrje kryeministrit të kthehej nga drejtimi që kishte ardhur.
Protesta u zhvillua në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.