Tensione në Kuvend. Boçi: – Nga këtu Rama duhet të dalë me pranga në duar.
2 Shkurt 2023
Seanca plenare e të enjtes nisi me debate dhe tensione, pasi nënkryetari i PD, Luciano Boci ka akuzuar mazhorancën për ‘eleminimin’ e opozitës pas vendimit për përjashtimin e 5 deputetëve mbështetës të grupit të Sali Berishës.
Nikolla: Ka një rregullore Kuvendi. Dy minuta i ezauroi Boci dhe pse nuk foli për procesverbalin.
Pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën Bocit, deputetët e PD, të grupit të Berishës u ngritën dhe rrethuan foltoren, teksa u afrua dhe Garda.
“Ky kryeministër autor i krimit duhet të jetë këtu. Nga këtu ky kryeministër duhet të dalë me pranga në duar”, tha Boci.
Nikolla: Uluni ne vend pse kerkoni ta minoni qe ne fillim seancen?