Tensionet artificiale në vendin tonë e konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme, por shfaqen sa herë ka zhvillime ne Ballkan. Përfundon takimi Meta-Basha.
Tensionet artificiale në vendin tonë e konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme, por shfaqen sa herë ka zhvillime ne Ballkan. Përfundon takimi Meta-Basha.
15 KORRIK 2020
Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike po zhvillojnë një takim gjatë ditës së sotme në Presidencë.
Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me temat e diskutimit. Mësohet se Meta ka kërkuar nga Basha që opozita të ruajë qetësinë dhe ti qëndrojnë marrëveshjes së bërë në 5 qershor, me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve.
Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partneret Europian dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë se konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme sa herë ka zhvillime apo ka zhvillime në rajon. Jini të vetëpërmbajtur’, mësohet të jetë shprehur presidenti Meta.
‘Ato që na bashkojnë sot janë kushtetuta dhe integrimi Europian i Shqipërisë.
E rëndësishme të mos bëjmë aventura me Kushtetutën.
Sot janë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe është një gjë pozitive jo vetëm për ata, por është një moment reflektimi për të gjithë ne këtu që të japim mesazhe pjekurie dhe përgjegjshmërie.
Dua të falënderoj bashkëpunimit tuaj gjatë periudhës së pandemisë dhe pjesëmarrjen konstruktive në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe mos rënien pre për largimin nga tryeza politike pas shembjes së teatrit.
Do kërkoja nga ju që ti qëndronim besnikë marrëveshjes së firmosur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend.
Kur nuk është parë të mohohet kaq shpejt një marrëveshje pa u tharë boja’, mësohet se është shprehur presidenti Meta.