Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë/ Kryediplomati italian merr vendimin e menjëhershëm, paralajmëron konferencë për Ballkanin, çfarë pritet të vendoset
18 Dhjetor 2022
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se në janar do ta organizojë një lloj konference italiane për Ballkanin në Trieste, për të përgatitur “një sërë nismash politike”.
Tajani në një intervistë për Skytg24 tha se ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ka shumë tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ne po mundohemi të bëjmë gjithçka që situata të mos përshkallëzohet”, ka thënë ai.
“Janë një mijë ushtarë italianë në kufi që garantojnë stabilitet dhe paqe dhe vlerësohen nga serbët dhe kosovarët”, ka shtuar ministri italian.
Tajani nënvizoi se “Italia dëshiron të jetë protagoniste pasi këto janë territore afër kufijve tanë dhe si pjesë e Europës”.
Gazeta Sot