Tensionet në veri të Kosovës, kërcënon Vuçiç: – Ne jemi Serbia, nuk kemi frikë nga askush
4 Gusht 2022
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Ai tha se ua ka bërë të qartë liderëve europiane se Serbia nuk ka frikë nga askush, ndërsa shtoi se Kosopva po përfiton nga Ukraina.
“Duke abuzuar me situatën në Ukrainë, shumë u kthyen kundër serbëve, por Serbia nuk është më e njëjta. Shteti jonë nuk është i frikësuar. Ne do ta mbrojmë Serbinë, dhe ne do t’i përgjigjemi histerisë së tyre të gënjeshtrave dhe thirrjeve për paqe”, tha presidenti serb.
Gazeta Sot